Komunizmi nuk e ka origjinën nga Marksi. Ai zhvilloi ide që kishin ekzistuar për shekuj me radhë

Komunizmi nuk e ka origjinën nga Marksi. Ai zhvilloi ide që kishin ekzistuar për shekuj me radhë

Eksperimentet në komunizmin e hershëm Shumë kohë përpara se të shfaqej si një program ekonomik, komunizmi u shfaq në forma të ndryshme gjatë historisë. Shumë kohë më parë në Greqi, Pitagora, filozofi jonian, u kërkoi ndjekësve të jetonin përkrah tij në një godinë me të gjitha pasuritë e përbashkëta. Sipas tij, barazia e vërtetë mund të arrihej vetëm në këto rrethana. Madje ekzistonte një thënie e përsëritur shpesh: “Midis miqve, të gjitha gjërat janë të përbashkëta!”. Historianët klasikë si Jamblishusi, na thonë se ndjekësit e Pitagorës jo vetëm që i kishin të përbashkëta pronat e tyre, por hanin bashkë, iu përkushtuan vetëm anëtarëve të komunitetit dhe prireshin të shmangnin kontaktet dhe të përjashtonin të huajt. Në një mënyrë disi të pazakontë – por në përputhje me...