Komuniteti shqiptaro-amerikan paralajmëron protestë para OKB-së në New York pas vendimit të Hagës për ish-krerët e UÇK
Pas vendimit të fundit të Gjykatës Speciale në Hagë, komuniteti shqiptaro-amerikan ka paralajmëruar zhvillimin e një proteste në New York, para ndërtesës së Organizatës së Kombeve të Bashkuara (OKB). Sipas platformës “Liria ka Emër”, protesta do të zhvillohet të martën, më 22 shtator, duke nisur në orën 18:00. Tubimi është thirrur nga pjesëtarë të komunitetit shqiptaro-amerikan, ndërsa pritet të zhvillohet përpara selisë së OKB-së. Protesta vjen pas vendimit të Gjykatës Speciale në Hagë ndaj ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Jakup Krasniqi dhe Rexhep Selimi. Organizatorët synojnë që përmes tubimit të shprehin qëndrimin e tyre lidhur me vendimin dhe zhvillimet që kanë pasuar procesin gjyqësor në Hagë.
Burimi:
javanews.al