Komplot terrorist pranë bazës amerikane? Britania në alarm, 5 arrestime dhe një pistë që të çon te Irani
Një sulm i mundshëm terrorist ndaj një baze ushtarake britanike u parandalua të dielën, më 27 shtator, nga policia, e cila arrestoi pesë persona të akuzuar për mbajtje lëndësh plasëse dhe për përgatitjen e një atentati. Në shënjestër ishte baza e Forcave Ajrore Mbretërore (RAF) në Fairford, e cila që prej muajit mars përdoret nga bombarduesit amerikanë për misionet e tyre kundër Iranit. Pikërisht për këtë arsye, hetuesit po ndjekin edhe pistën se aksioni mund të jetë urdhëruar nga regjimi i Teheranit. Presidenti amerikan Donald Trump i cilësoi arrestimet si “fantastike”. Alarmi u dha pak pas mesnatës së të dielës, kur u raportuan tre furgonë të dyshimtë që po i afroheshin bazës ajrore. Pas ndërhyrjes së policisë, e gjithë zona u bllokua, ndërsa fshati i...
Burimi:
ntv.al