Kompania lobuese e shiti Berishën si pensionist që DASH t’i hiqte non-gratën, kreu i PD anashkalon përgjigjen: Nuk jam zëdhënës i Continental Strategy

Kompania lobuese e shiti Berishën si pensionist që DASH t’i hiqte non-gratën, kreu i PD anashkalon përgjigjen: Nuk jam zëdhënës i Continental Strategy

Kryetari i Partisë Demokratike nuk ka pranuar të komentojë sot dy letrat e dërguara nga kompania lobuese Continental Strategy drejtuar DASH-it për t’i hequr atij statusin non grata. Në letrën e parë, kompania argumentonte se Berishës duhet ti hiqet ky sanksionim i vendosur në vitin 2021, pasi ai nuk është më aktiv në politik, ndërsa në të dytën, tetë ditë më pas kompania lobuese kishte bërë një korrigjim, duke thënë se Berisha ishte aktiv në politikë, por pa post në qeveri. I pyetur në konferencën e sotme për shtyp Berisha tha se për ccdo pyetje që gazetarët kanë, duhet t’i drejtohen kompanisë, pasi ai nuk është zëdhënës i saj. “Unë kam vetëm një përgjigje për të dyja, nuk jam zëdhënës i kompanisë në fjalë. Nuk...