Komisioni “Xhafaj”/ Reformimi i shtetit dhe i institucioneve, një hap i rëndësishëm drejt integrimit europian

Komisioni “Xhafaj”/ Reformimi i shtetit dhe i institucioneve, një hap i rëndësishëm drejt integrimit europian

Kuvendi i Shqipërisë prezantoi sot fazën e dytë të procesit “Për thellimin e reformave për mirëqeverisjen, antikorrupsionin dhe sundimin e ligjit”, të njohur si Reforma 2 pas asaj në Drejtësi. Në një event të nivelit të lartë, ku morën pjesë Kryeministri Edi Rama, Kryetarja e Kuvendit Spiropali, përfaqësues të Komisionit Europian dhe përfaqësues të trupit diplomatik, ekspertët vendas e ndërkombëtar që janë përfshirë në këtë proces si dhe përfaqësues të institucioneve të pavarura, agjensive shtetërore e grupeve të ndryshme të interesit, kryetari i Komisionit të Posaçëm Parlamentar, Fatmir Xhafaj, theksoi rëndësinë e kësaj nisme për përmbushjen e standardeve europiane dhe aspiratave të qytetarëve shqiptarë. “Anëtarësimi në BE mbetet një ambicie e fortë dhe një objektiv strategjik kombëtar që gëzon mbështetje të lartë qytetare. Ne duam...