Komisioni ‘Antikorrupsion’, Xhafaj: S’marrim përsipër të bëjmë detyrat e institucioneve të pavarura

Komisioni ‘Antikorrupsion’, Xhafaj: S’marrim përsipër të bëjmë detyrat e institucioneve të pavarura

Kryetari i Komisionit ‘Antikorrupsion’ Fatmir Xhafaj ka deklaruar se planveprimi që po hartohet për çështjet kundër korrupsionit nuk ndërhyn dhe as nuk merr përsipër të bëjë detyrat e qeverisë apo të institucioneve të pavarura. “Plani kombëtar i veprimit është i mirëpërcaktuar me çështjet që do të duhen të trajtohen, me ndryshimet e nevojshme apo ligjet e reja që duhet të hartohen, kush është përgjegjës në të gjithë këtë, Kuvendi është i përfshirë, sepse fokusi i këtij plani është Kuvendi. Ne nuk marrim përsipër të bëjmë detyrat e qeverisë, nuk marrim përsipër të bëjmë detyrat e institucioneve të pavarura. Ne marrim...