KOLLTUKU TUNDUES DHE DHUNA/ ADRIATIK LAPAJ E KA NJE ZGJIDHJE: RAMA TE DOREHIQET
Kryetari i lëvizjes “Shqipëria Bëhet”, Adriatik Lapaj, e sheh zgjidhjen e krizës së krijuar nga protestat te politika, duke paralajmëruar se pakënaqësia qytetare nuk mund të shuhet përmes forcës policore. Lapaj deklaroi se protesta nuk duhet trajtuar si reagim i përkohshëm i një grupi njerëzish të pakënaqur, por si një fenomen me përmasa më të gjera shoqërore. “Kur shoqëria e kthen protestën në gjendje sociale të saj, zgjidhja gjithmonë është politike”, u shpreh ai, duke argumentuar se përdorimi i shkopinjve të gomës dhe gazit nuk mund t’u japë përgjigje kërkesave të protestuesve. Lapaj u bëri thirrje drejtuesve të vendit që të reflektojnë për pesë kërkesat e paraqitura nga protestuesit, të cilat ai i cilësoi si kërkesa me natyrë politike. Sipas tij, një reagim i shpejtë...
Burimi:
ntv.al