Zhvillim i fundit, Ukraina gati të pranojë armëpushim të menjëhershëm

Zhvillim i fundit, Ukraina gati të pranojë armëpushim të menjëhershëm

Bota E Martë, 11 Mars 2025 20:07
Ukraina ka rënë dakord për një armëpushim të menjëhershëm prej 30 ditësh me Rusinë, një lajm ky që mesa duket do t’i japë fund një konflikt vdekjeprurës që zgjat prej tashmë 3 vitesh.
Departamenti i Shtetit thekson se Ukraina është e gatshme të pranojë propozimin e SHBA-së për një armëpushim të menjëhershëm pas bisedimeve të sotme të paqes në Riad.

Shtetet e Bashkuara do të heqin menjëherë pezullim për ndarjen e inteligjencës dhe do të rifillojnë ndihmën e sigurisë për Ukrainën. Sekretari Rubio, tha se tashmë topi është në anën e Rusisë.
Burimi

Ky lajmë ka
0 Komente