
Zgjedhjet, dalin për herë të parë emrat në listat e PD
Nesër në orën 16.00 Partia Demokratike mbledh kryesinë për të miratuar listën e kandidatëve për deputet. Kjo listë kalon më pas në mbledhjen e këshillit kombëtar që do të mblidhet në orën 19.00 para se emrat të dërgohen zyrtarisht në KQZ. Berisha ka zhvilluar takime me aleatët dhe është vendosur që ata të kenë 8 kandidatë në pjesën e sigurtë të listës për deputet. Partia e lirisë do të ketë kandidatë në pjesën e mbyllur të listës në Fier, në Elbasan dhe dy në Tiranë. Ndërkohë që vetë Ilir Meta do të jetë në pjesën e hapur të listës në Tiranë.
Pasi ka mbyllur bisedimet me aleatët, Berisha përgjatë këtyre ditëve ka takuar drejtuesit politikë të qarqeve për të diskutuar me ta kandidatët e partisë demokratike.Por vendet e sigurta në listë janë të pakta në numër, pasi 19 drejtues politikë është vendosur më herët që do të jenë të mbrojtur.
Në qarkun e Tiranës lista e mbyllur pothuaj është plotësuar pasi në Tiranë garojnë kryetari Berisha dhe 6 drejtues politikë si dhe 4 aleatë: Fatmir Mediu, Shpëtim Idrizi dhe 2 nga partia e lirisë. Nga 12 kandidatë të mbrojtur që ka lista, 11 vende janë plotësuar e nëse nuk ndryshon ndonjë gjë në orët e fundit ka vend vetëm për një grua.Në këte situatë figurat e PD-së që morën pjesë në primare kryesisht do të jenë pjesë e listës së hapur.
Lista e kandidatëve
Qarku Tiranë
1. Sali Berisha2. Flamur Noka3. Edi Paloka4. Belind Këllici5. Jozefina Topalli6. Albana Vokshi7. Besar Xhaferri8. Fatmir Mediu (PR)9. Shpetim Idrizi (PDIU)10. Tedi Blushi (PL)11. Erisa Xhixho (PLJorida Tabaku?Ilda Zhulali?Dhurata Çupi?
Qarku Durrës
1. Oerd Bylykbashi2. Gent Strazimiri3. Artan Luku (PAA)4. Igli Cara5. Floriana Garo?
Qarku Fier
1. Gazment Bardhi2. Brunilda Haxhiu (PL)3. Luan Baçi
Qarku Elbasan
1. Tomor Alizoti2. Edmond Haxhinasto (PL)3. Blendi Himçi?4. Dashnor Sula?
Qarku Korçë
1. Ivi Kaso2. Eleina Qirici?3. Bledion Nallbati?4. Ledina Aliolli?5. Andrea Mano?6. Genti Cela?
Qarku Berat
1. Eno Bozdo2. Zija Ismaili?
Qarku Vlorë
1. Bujar Leskaj2. Ina Zhupa3. Vangjel Dule
Qarku Gjirokastër
1. Tritan Shehu2. Arben Ristani3. Alma Kore
Qarku Shkodër
1. Luçiano Boçi2. Bardh Spahia?3. Eliona Shkreli?4. Ramadan Likaj5. Tedi Kopliku?6. Greta Bardeli?
Qarku Lezhë
1. Agron Gjekmarkaj2. Elda Hoti?3. Kastriot Piroli?4. Gjin Gjoni?
Qarku Dibër
1. Xhelal Mziu2. Ilir Krosi
Qarku Kukës
1. Flamur Hoxha2. Isuf Çela
Burimi