Zelensky konfirmon telefonatën me Trump

Zelensky konfirmon telefonatën me Trump

Bota E Mërkurë, 19 Mars 2025 16:09
Pas telefonatës me Putin, presidenti ukrainas Volodomyr Zelensky ka konfirmuar se do të zhvillojë edhe ai një bisedë telefonike me Presidentin amerikan Donald Trump.
”Nëse kemi një marrëveshje të tillë, do të ketë një listë objektesh, civile, energjetike, infrastrukturore. Ne do ta përgatisim këtë listë dhe do t’ua japim partnerëve tanë. Nëse rusët nuk godasin objektet tona, ne nuk do t’i godasim objektet e tyre”, tha Volodymyr Zelensky.

Putin në një dalje për mediat u shpreh se trupat ruse po bëjnë gjithçka për të zbrapsur forcat ukrainase në rajonin Kursk. Shefi i Shtëpisë së Bardhë sqaroi se nuk kishte folur me Putinin për ndalimin e menjëhershëm të ndihmës amerikane për Ukrainën. Pavarësisht telefonatës Putin-Trump, nuk janë ndalur sulmet mes Rusisë dhe Ukrainës duke shënjestruar infrastrukturën.
Autoritetet rajonale në Sumy thanë se një sulm me dronë rus dëmtoi dy spitale, duke detyruar evakuimin e pacientëve dhe stafit. Rusia lëshoi më shumë se 140 dronë kundër Ukrainës, ndërsa njësitë e saj të mbrojtjes rrëzuan 72 dronë. Ministria ruse e mbrojtjes njoftoi rrëzimin e 57 dronëve gjatë një sulmi ukrainas.
 
Burimi

Ky lajmë ka
0 Komente