
Vuçiç takon djalin e Trumpit në Beograd
(Marrë nga Radio “Europa e Lirë”)
Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, ka thënë të martën se ka zhvilluar një bisedë të përzemërt me Donald Trump Jr. djalin e presidentit amerikan, Donald Trump, lidhur me marrëdhëniet dypalëshe midis Serbisë dhe Shteteve të Bashkuara, dhe për temat aktuale me rëndësi politike dhe ekonomike në botë.
“Theksova rëndësinë e marrëdhënieve ekonomike dhe politike ndërmjet Serbisë dhe Shteteve të Bashkuara dhe theksova rëndësinë e bashkëpunimit strategjik mes dy vendeve dhe projekteve të përbashkëta në vitet e ardhshme. Ky takim simbolizon angazhimin për forcimin e marrëdhënieve dypalëshe dhe punën së bashku për të adresuar sfidat globale”, ka thënë Vuçiq përmes një postimi në Facebook.
Trump Jr. ka qenë në Beograd në shtator të vitit 2024, kur ka diskutuar me një grup biznesmenësh nga Serbia për investimet potenciale.
Dhëndri i Trumpit, Jared Kushner, veçse ka nisur të bëjë biznes në Beograd.
Me kompaninë e tij është nënshkruar një kontratë në maj të vitit 2024 për të ndërtuar një kompleks biznesor dhe rezidencial të një ish-shefi të Shtabit të Përgjithshëm, pjesë të të cilit janë shkatërruar si pasojë e intervenimit të NATO-s më 1999.
Burimi