
Vr*sja e Behar Sofisë, GJKKO dënon me 35 vite burg organizatorin
Gjykata e Posaçme dënoi me 35 vite burg Jemin Sherën. I akuzuar si organizator i vrasjes së Behar Sofisë pranë Piramidës në Tiranë. Krimi ka ndodhur në shkurt të vitit 2021. Vendimi u mor në mungesë të tij, pasi Shera vijon të jetë në kërkim.
Procesi për të u zhvillua i ndarë nga grupi i 5 pjesëmarrësve të tjerë në ekzekutimin e Behar Sofisë, të dënuar 1 vit më parë, me 127 vite burg në total. Jemin Shera i njohur ndryshe edhe si “Bajlozi” në qarqet e krimit në vend u dënua për disa vepra panele.
SPAK ende nuk ka zbuluar personat nga të cilat Shera ka marrë porosinë për të ekzekutuar Behar Sofinë. Pasi mori porosinë ai vuri në zbatim planin, duke krijuar një grup të posaçëm kriminal.
Për vrasjen e Behar Sofisë, janë dënuar më herët nga 30 vite burg Bujar Leza, Leonard Xhixha, Skënder Vathi dhe Xhuljano Visha, ndërsa ekzekutuesi Ernejt Shyti u dënua me vetëm 7 vite burgim për shkak se u bë bashkëpunëtori i drejtësisë dhe zbardhi të gjithë ngjarjen e tregoi se u pagua 5 milionë lekë.
Burimi