
Veliaj shkarkon Anuela Ristanin, emëron në krye të Bashkisë Sara Goxhajn
Erion Veliaj ka firmosur nga qelia shkarkimin e Anuela Ristanit nga posti i kryetares së komanduar të Bashkisë së Tiranës ndërsa i ka dhënë këto kompetenca nënkryetares Sara Goxhaj.
Shkresa“Delegim i detyrave të kryetarit, bashkia Tiranë”
Në mbështetje të nenit 8, pika 2, nenit 59, pika “I”, pika “3” të ligjit 139/2015 “Për vetëqeverisjen vendore”, të ndryshuar, si dhe të neneve 22, 28 dhe 29 të ligjit nr. 44/2015 “Kodi i Procedurave Administrative të Republikës së Shqipërisë”, dhe të Rregullores nr. 46111, datë 29.12.2022, për “Miratimin, Organizimin, Funksionimin, Detyrat dhe Përgjegjësitë e Strukturave të Institucionit të Bashkisë Tiranë”,
URDHËROJ:
Znj. Sara Goxhaj, Nën/Kryetar i Bashkisë Tiranë, të kryejë përkohësisht edhe detyrat e Kryetarit të Bashkisë Tiranë.
Periudha e ushtrimit të kompetencave të deleguara fillon më datë 19.03.2025 dhe do të vazhdojë deri në një urdhër të dytë.
Urdhri nr. 366, datë 14.02.2025 “Për delegimin e përkohshëm të detyrave të Kryetarit të Bashkisë Tiranë”, shfuqizohet.
Ngarkohet Sekretari i Përgjithshëm, Kabineti i Kryetarit, Drejtoria e Përgjithshme e Administrimit të Brendshëm dhe Drejtoria e Përgjithshme e Medias dhe Komunikimit me Qytetarët për zbatimin e këtij urdhri.
Ky urdhër hyn në fuqi menjëherë dhe njoftohet në stendën e afishimeve publike të Bashkisë Tiranë.
KRYETARIErion Veliaj
Burimi