Urdhërat ekzekutivë që Presidenti Trump ka nënshkruar deri më tani

Urdhërat ekzekutivë që Presidenti Trump ka nënshkruar deri më tani

Bota E Martë, 21 Janar 2025 15:34
Presidenti Donald Trump ka lëshuar tashmë një mori urdhrash ekzekutivë për gjithçka, nga imigracioni dhe klima, e deri te falja e njerëzve të dënuar për trazirat e Kapitolit të vitit 2021. Sipas mediave të huaja, më poshtë është një përmbledhje e disa prej veprimeve të Presidentit të ri deri më tani.
Emigracioni

Ai ka shpallur një emergjencë kombëtare në kufirin jugor. Trump urdhëroi që zyrtarët t’u mohojnë të drejtën e nënshtetësisë fëmijëve të emigrantëve në SHBA në mënyrë të paligjshme ose me viza të përkohshme. Bandat dhe kartelet janë cilësuar si organizata të huaja terroriste.
Klima dhe energjia
Trump ka nënshkruar sërish tërheqjen nga marrëveshja e Parisit për klimën. Ai ka shpallur një “emergjencë kombëtare të energjisë” dhe u zotua për më shumë lëndë djegëse fosile.
Organizata Botërore e Shëndetësisë
Trump nënshkroi një urdhër ekzekutiv për të filluar procesin e tërheqjes së SHBA nga organi shëndetësor i OKB-së, Organizata Botërore e Shëndetësisë (OBSH).
Diversiteti dhe gjinia
Trump ka deklaruar se SHBA do të njohë vetëm “dy gjini, mashkull dhe femër”. Ai gjithashtu ka ndaluar të gjitha programet e “diversitetit, barazisë dhe përfshirjes” (DEI) brenda qeverisë federale.
Trazirat e Kapitolit 2021
Presidenti ka dhënë falje për gati 1600 mbështetës të tij që u arrestuan në trazirat në Kapitolin e SHBA në vitin 2021. Ai gjithashtu zvogëloi dënimet për anëtarët e Oath Keepers dhe Proud Boys, grupe të ekstremit të djathtë të cilët u dënuan për komplot kryengritës në lidhje me trazirat.
Ekonomia
Trump ka nënshkruar një direktivë duke i kërkuar çdo departamenti dhe agjencie federale amerikane të adresojë çështje të kostos së jetesës.
Burimi

Ky lajmë ka
0 Komente