
United bën gati 50 milionë euro për yllin e mesfushës së Barçës në verë
👁1430
Sporti E Martë, 18 Mars 2025 16:43
Manchester United ka njoftuar Barcelonën se është gati të paguajë 50 mln euro për mesfushorin Frenkie de Jong. Holandezi konsiderohet si një nga emrat më të nevojshëm për të ringritur “Djajtë e kuq”.
Kjo nuk është hera e parë që klubi anglez shfaq interes për ish-lojtarin e Ajax, por kësaj here e ka më seriozisht. De Jong i ka kaluar problemet me dëmtimet dhe duket gati për një sfidë të re.
Barcelona nuk ka kthyer një përgjigje konkrete për interesimin e Manchester United. Trajneri Hansi Flick e vlerëson mesfushorin, por ende nuk i dihet për vendimin e klubit.
Burimi