![Trump: Zoti e bekoftë Rusinë dhe Ukrainën](https://lajmidites.com/wp-content/uploads/thumbnails/2025/02/trump-zoti-e-bekofte-rusine-dhe-ukrainen_67ad0ad3434fd.jpeg-730x440-lajmidites.com.webp)
Trump: Zoti e bekoftë Rusinë dhe Ukrainën
👁3488
Bota E Mërkurë, 12 Shkurt 2025 21:14
Presidenti i SHBA-ve, Donald Trump thotë se biseda telefonike me homologun Volodymyr Zelenskyy “ka shkuar shumë mirë”.
“Ai, si presidenti Putin, dëshiron të bëjë PAQE”, ka postuar Presidenti në rrjetet sociale, raportojnë mediat e huaja.
”Diskutuam një sërë temash që kanë të bëjnë me luftën, por më së shumti takimin që po mbahet të premten në Mynih, ku Delegacionin do ta drejtojnë zëvendëspresidenti JD Vance dhe Sekretari i Shtetit Marco Rubio. Është koha për të ndalur këtë luftë qesharake, ku ka pasur VDEKJE dhe SHKATËRRIME masive dhe krejtësisht të panevojshme. Zoti e bekoftë popullin e Rusisë dhe Ukrainës”, tha Trump.
Burimi