Trump vendos tarifa doganore prej 25% në të gjitha importet e çelikut dhe aluminit

Trump vendos tarifa doganore prej 25% në të gjitha importet e çelikut dhe aluminit

Bota E Martë, 11 Shkurt 2025 09:29Former US President Donald Trump attends his trial for allegedly covering up hush money payments linked to extramarital affairs, at Manhattan Criminal Court in New York City, Tuesday April 23, 2024. Before testimony resumes Tuesday, the judge will hold a hearing on prosecutors’ request to sanction and fine Trump over social media posts they say violate a gag order prohibiting him from attacking key witnesses. (Timothy A. Clary/Pool via AP)
Presidenti amerikan, Donald Trump, ka vendosur 25 për qind tarifa doganore në të gjitha produktet e çelikut dhe aluminit që hyjnë në Shtetet e Bashkuara, duke kërcënuar me përshkallëzim të luftës tregtare, që ka tronditur tregjet në gjithë botën.
Trump ka marrë vendim për rritje të tarifave doganore amerikane ndaj aluminit në 25 për qind, për dallim nga tarifa e mëparshme prej 10 për qind, si dhe i ka anuluar marrëveshjet për kuota, apo përjashtime tjera specifike për të dyja metalet.

Shtëpia e Bardhë e ka konfirmuar se masat do të hyjnë në fuqi prej 4 marsit.
Tarifat do të zbatohen për miliona tonë të importeve të çelikut dhe aluminit nga Kanadaja, Brazili, Meksika dhe Koreja e Jugut, si dhe shtete tjera, mallrat e të cilave kanë hyrë në SHBA pa ndonjë taksë shtesë.
Trump u ka thënë gazetarëve në Shtëpinë e Bardhë se ky vendim vetëm se do t’i thjeshtojë tarifat ndaj metaleve.
“Është tarifë 25 për qind, pa asnjë përjashtim. Për të gjitha shtetet, pavarësisht ku janë, për të gjitha shtetet”, ka thënë ai.
Trump ka thënë më vonë se do të marrë në konsideratë kërkesën e Australisë për përjashtim prej tarifave në produktet e çelikut, për shkak të deficitit tregtar me SHBA-në.
Statistikat qeveritare dhe ato të industrive tregojnë se Kanadaja, Brazili, Meksika dhe Koreja e Jugut janë vendet prej të cilave importohet më së shumti çelik në SHBA.
Kanadaja është mbrapa 80 për qind të importeve të aluminit në SHBA.
Trump u ka thënë gazetarëve se më 11 apo 12 shkurt do t’i bëjë publike “tarifat reciproke” ndaj shteteve që veçse kanë vendosur tarifa në produktet amerikane.
“Nëse ata kanë vendosur tarifa prej 130 për qind, dhe ne nuk ju kemi vendosur asgjë, nuk do të jetë më ashtu”, ka thënë Trump.
Këshilltari i Trumpit për tregti, Peter Navarro, ka thënë se masat e fundit do t’iu ndihmojnë prodhuesve amerikanë të çelikut dhe aluminit, që të rrisin tregtinë dhe sigurinë kombëtare të SHBA-së.
“Kjo s’ka të bëjë vetëm me tregti. Ka të bëjë me të garantuarit që Amerika nuk do të varet asnjëherë nga shtetet e huaja për industritë kritike sikurse çeliku dhe alumini”.
Ekspertët kanë thënë se tarifat do të prekin gjithë ekonominë e botës.
Më 3 shkurt, Trump i ka paralajmëruar amerikanët se masat ekonomike mund t’i godasin ata, pasi ka marrë vendim për vendosje të tarifave tregtare ndaj Kanadasë, Meksikës dhe Kinës – tre partnerëve më të mëdhenj tregtarë të SHBA-së.
Më vonë ai ka marrë vendim për t’i pezulluar për 30 ditë masat ndaj Kanadasë dhe Meksikës, dhe ka thënë se liderët e dy shteteve janë zotuar për masa më të fuqishme tregtare, me qëllim të ndaljes së migrimit të paligjshëm dhe hyrjes së drogave të paligjshme në tokën amerikane.
Presidenti amerikan ka kërcënuar edhe me vendosje të tarifave në mallrat e Bashkimit Evropian, duke thënë se diçka e tillë do të ndodhë shumë shpejt.
Ai ka sugjeruar se edhe Britania e Madhe mund të jetë në shënjestër të tarifave.
Trump është ankuar që një kohë për tarifat e BE-së, prej 10 për qind, në makinat amerikane, përderisa tarifa amerikane në makinat evropiane është 2.5 për qind, ndonëse tarifa varet edhe nga lloji i makinës.
Presidenti francez, Emmanuel Macron, ka thënë më 9 shkurt se tarifat amerikane ndaj Evropës do të rrisnin inflacionin në SHBA, dhe ka thënë për rrjetin televiziv amerikan CNN se Trump nuk duhet të fokusohet në aleatët e Amerikës brenda BE-së.
Tregjet e aksioneve janë çrregulluar pasi Trump pati vendosur tarifat fillestare kundër Kanadasë, Meksikës dhe Kinës, mirëpo më vonë janë qetësuar, pasi ai ka shprehur gatishmëri që t’i negociojë masat./REL
Burimi

Ky lajmë ka
0 Komente