Trump reagon për konfliktin në Siri: SHBA të mos përfshihet, nuk është lufta jonë!
Ndërsa rebelët sirianë po i afrohen Damaskut nga veriu dhe jugu, pasi kanë hyrë edhe në qytetin kyç të Homsit, presidenti zgjedhur amerikan Donald Trump bën reagimin e parë. Përmes një reagimi në rrjet, Trump thotë se Shtetet e Bashkuara nuk duhet “të përfshihen” në situatën e krijuar në Siri.
“Shtetet e Bashkuara nuk duhet të bëjnë asgjë. Kjo nuk është lufta jona. Mos u përfshini”.
Arsyeja pse Trump ngriti çështjen e një roli në Siri, mund të jetë një mesazh për Presidentin Joe Biden që të shmangë çdo përfshirje përpara se t’i dorëzojë pushtetin më 20 janar.
Presidenca siriane mohon sakaq raportimet se presidenti Bashar al-Assad është larguar nga Damasku. Nga ana tjetër ministri i Brendshëm thotë se askush nuk mund ta kalojë “kordonon e fortë ushtarak” në Damask.
Burimi