Tragjedia në Koçan, Ministri i Mbrojtjes, Pirro Vengu, mesazh solidariteti homologut të Maqedonisë së Veriut

Tragjedia në Koçan, Ministri i Mbrojtjes, Pirro Vengu, mesazh solidariteti homologut të Maqedonisë së Veriut

Ministri i Mbrojtjes, Pirro Vengu i përcolli sot homologut të Maqedonisë së Veriut ngushëllimet dhe solidaritetin me të prekut nga tragjedia me mbi 50 viktima nga zjarri i rënë në një diskotekë në qytetin Koçan të Maqedonisë së Veriut.
“Tragjedia që ka goditur Maqedoninë e Veriut na ka prekur thellë. I shpreha ngushëllimet homologut tim dhe solidaritetin tonë me familjet e viktimave dhe gjithë popullin maqedonas në këtë moment të rëndë. Shqipëria qëndron pranë fqinjëve tanë dhe është e gatshme të ofrojë çdo ndihmë të nevojshme”, shkruan Vengu në rrjetet sociale.

Fatkeqësia ndodhi në Koçan, rreth 100 kilometra në lindje të kryeqytetit Shkup, ndërsa një grup i njohur vendas po performonte në klubin e natës.
Burimi

Ky lajmë ka
0 Komente