
Tjetër humbje për Liverpoolin, Newcastle rrëmben trofeun e Carabao Cup
👁1004
Sporti E Diel, 16 Mars 2025 19:49
Liverpool pëson një tjetër humbje të rëndë pas eliminimit nga Champions League. Skuadra e Arne Slot u mposhtën në finalen e Carabao Cup, nga skuadra e Newcastle me rezultatin 2-1.
Sfida u zhbllokua nga Burn në minutën e 45-të, ndërsa Isak dyfishoi shifrat në minutën e 52-të. Sulmuesi suedez shënoi edhe një minutë më parë, por goli u anulua për pozicion jashtë loje. Golin e vetëm për Liverpool e shënoi Chiesa në fund, por kishte vetëm vlerë statistikore.
Newcastle fiton trofeun e parë sezonal, ndërsa te Liverpool tashmë duhet të përqendrohet për të mbyllur llogarit për titullin.
Burimi