
Tirana mikpret panairin e parë të muzikës dhe arteve kreative në Ballkan
Ministri i Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit, Blendi Gonxhja bën me dije se Tirana do të mikpresë panairin e parë të muzikës dhe arteve kreative në Ballkan.
Në një postim në rrjetet sociale, Gonxhja thotë se mbi 100 liderë dhe kompani nga Europa do të jenë pjesë e këtij aktiviteti.
Në vijim postimi i plotë i ministrit Gonxhja në rrjetet sociale:
Nga 11 prilli, Sheshi Italia në Tiranë shndërrohet në epiqendrën e gjallë të muzikës, industrisë kreative dhe kulturës!Gjatë ditës: Konferenca, TED Talks, networking me mbi 100 liderë dhe kompani nga Mbretëria e Bashkuar, Evropa dhe Ballkani. Plus, Rap Battles epike, Open Jam Sessions, DJ Battles dhe konkurse kreative!Gjatë natës: Skena ndizet me tre net festivalesh të mbushura me Elektronike, Hip-Hop dhe Rock! Përgatituni për performanca të paharrueshme nga artistët më të mëdhenj dhe bashkëpunime ekskluzive të Muse-X!Një event. Një hapësirë. Eksperienca të pafundme.
Burimi