
”Thuaji Melonit të më japë pasaportën italiane”, Rama-ndjekësit: Më jep votën, të jap pasaportën e BE
Kryeministri Edi Rama i është përgjigjur një komentuesi, i cili me ironi shkruan se jepte ”pasaportën e tij për të marrë atë të Melonit”. Rama shpjegoi se nuk kishte asnjë arsye ta bënet duke qenë se pasaporta e tij dhe e komentuesit ishin të njëjta. Kryeministri ka ftuar komentuesin të bashkojë votën me PS-në në 11 Maji, në mënyrë që sipas tij Shqipëria të jetë pranë anëtarësimit në BE.
”Erixhon nuk kam pse i them Melonit fare për pasaportën italiane dhe e jotja nuk më duhet mbrapsht se kam timen njësoj fiks si tënden. Por ne të dy duhet të bëhemi bashkë. Edhe po të bëhemi bashkë në 11 Maj, fusim Shqipërinë në BE brenda 2030 dhe marrim pasaportën evropiane të Shqipërisë. Por e di çdo me thënë ?! Një pasaportë. Njësoj si italiania, si gjermania, si francezja. Unë them mos ta mendosh dy herë. Më jep votën në 11 Maji. Mua dhe Partisë Socialiste dhe unë dhe Partia Socialiste do të japim pasaportën e BE-së”,-thotë Rama.
I pyetur nga ndjekësit se kush e ka penguar këto 12 vjet për të anëtarësuar Shqipërinë në BE, Rama u përgjigj: ”Pasaporta europiane merret kur bëhet shtet dhe nuk bëhet si komentet në FB, po të paralajmëroj që kur ta marrësh atë pasaportë në dorë, do të vijë zor nga vetja për ato që mendon e thua sot”.
Një tjetri që tha se nuk dëshiron të anëtarësohet në BE në kushtet ku ndodhet Europa sot, Rama i kujtoi Ukrainën dhe luftën e saj trevjeçare për t’u anëtarësuar BE. Sipas tij BE është shpëtimi nga e shkuara. ”Po nuk shkove në Europë ka vetëm një rrugë kthimi, vetëm në gropë. Janë pa mend ukrainasit që vriten prej 3 vitesh se duan të jenë më të dy këmbët në Europë? Po moldavët pse duan? Po estonezët, lituanezët ku do ishin sot po të mos ishin në BE? BE është shpëtimi nga rikthimi i së shkuarës, vetëm BE i jep fund kësaj historie kthimesh tragjike”.
Burimi