Szczesny thumbon keq Juventusin: Te Barcelona ka gëzim në lojë, atje kryesore ishte rezultati!

Szczesny thumbon keq Juventusin: Te Barcelona ka gëzim në lojë, atje kryesore ishte rezultati!

Sporti E Martë, 18 Mars 2025 16:32
Wojciech Szczesny mbërriti në Katalonjë për të zëvendësuar të dëmtuarin Ter Stegen, por tani duket se është përshtatur dhe qëndrim i tij edhe për sezonin e ardhshëm është gjithnjë e më i mundshëm.
Gjatë një interviste, Szczesny e lavdëroi filozofinë e lojës së blaugranave: “Luajmë futboll të mrekullueshëm, kjo është ajo që më emocionon te Barça. Te Juve fokusi kryesor ishte te rezultatet, ndërsa te Barcelona ka një gëzim ngjitës në lojë. Nuk më habit fakti që ky stil loje magjeps miliona tifozë në botë.

Nuk mund të ankohem për fatin. Duhet të jem shumë mirënjohës për mënyrën se si më ka trajtuar. Të luash për Barcelonën është diçka emocionuese, sepse luhet një futboll shumë i bukur, diçka krejt ndryshe nga ajo që kam përjetuar deri tani”, deklaroi Szczesny.
Burimi

Ky lajmë ka
0 Komente