
Sylvinho bën gjestin e veçantë ndaj zyrtarit të FSHF-së, Fatjon Kodra (VIDEO)
👁1008
Sporti E Shtunë, 15 Mars 2025 21:57
Trajneri i Kombëtares, Sylvinho doli sot para medieve ku shpalosi listën me emrat e grumbulluar për kualifikueset e Botërorit 2026. Në fund të konferencës trajneri tregoi se kuqezinjtë janë një familje, duke bërë një gjest që u duartrokit nga gazetarët në sallë.
Braziliani mori fjalën, i kërkoi leje drejtorit të komunikimit në FSHF dhe vijoi.
“Më fal 5 sekonda, ne jemi një familje”, tha Sylvinho dhe përqafoi pikërisht drejtorin e mediave në FSHF, Fatjon Kodrën, i cili pak kohë më parë humbi të vëllanë në moshë të re.
Burimi