![Sulm me dronë kamikaz në Grozni të Çeçenisë, videot e regjistruara](https://lajmidites.com/wp-content/uploads/thumbnails/2024/12/sulm-me-drone-kamikaz-ne-grozni-te-cecenise-videot-e-regjistruara_675edadc0e75d.png-730x440-lajmidites.com.webp)
Sulm me dronë kamikaz në Grozni të Çeçenisë, videot e regjistruara
Në kryeqytetin e Çeçenisë, Grozni, dronët kanë sulmuar bazën OMON si dhe regjimentin e dytë të njësive speciale të policisë.
Fotografitë dhe videot e postuara në rrjetet sociale, shfaqin dronët që sulmojnë bazën ushtarake ku fluturaket pa pilot bien në Grozni, transmeton Telegrafi.
Sipas informacioneve preliminare, një dron ka sulmuar regjimentin e dytë të njësisë speciale të policisë çeçene, kurse një tjetër shënjestroi bazën OMON.
Raportohet se janë dëgjuar të shtëna armësh derisa po binin dronët kamikaz, e shpërthimet nga përplasja janë dëgjuar në tërë kryeqytetin çeçen.
Forcat e Ramzan Kadyrovit edhe më herët ishin shënjestër e dronëve kamikaz të ushtrisë ukrainase – si shenjë hakmarrje për pjesëmarrjen e tyre në luftën në Ukrainë, ku këto trupa janë rreshtuar përkrah rusëve. /Telegrafi/