
Sula bën premtimin: Nëse Berisha mund Ramën, do ti puth këmbët
Deputeti opozitar Dashnor Sula i cili nuk do të jetë në garë për zgjedhjet të 11 majit, thotë se nëse PD e Berishës mund Ramën, do i ulet në gjunjë, do i kërkojë falje dhe do i puthë këmbët.
”Unë e kam thënë dhe s’kam turp ta them që për mua deri dje Sali Berisha ka qenë babai im shpirtëror, por jam i zhgënjyer shumë. Biologjik është Rizai. I them Sali Berishës që nëse mund Edi Ramën dhe PS-në do i ulem në gjunjë, do i kërkoj falje, do i puth këmbët. Nëse Sali Berisha dhe PD humbet, do duhet që Sali Berisha dhe ata afër me Sali Berishën të mos justifikohen më na i vodhi, por duhet të bëjnë kthesën 180 gradë që opozita duhet të bëhet alternativë të mundë Edi Ramën. Po vazhduam kështu do vemë drejt zhdukjes”, tha Sula.
Po ashtu Sula theksoi edhe se deri pas 11 Majit nuk do të shkojë në asnjë forcë tjetër politike, ama nënvizoi se nuk do ta mbyllë karrierën politike. Këtu u shpreh hapur për përfaqësuesit e PD-së, që sipas tij, “e hodhën në rrugë si qen”.
Burimi