Sot Sinodi i Shenjtë zgjedh kryepeshkopin e ri të Tiranës, Durrësit dhe gjithë Shqipërisë

Sot Sinodi i Shenjtë zgjedh kryepeshkopin e ri të Tiranës, Durrësit dhe gjithë Shqipërisë

Kisha Ortodokse Autoqefale e Shqipërisë do të zgjedhë sot, më 16 mars 2025, kryepeshkopin e ri, pas vdekjes së Anastas Janullatos. Zgjedhja do të realizohet në Qendrën Sinodike pas Liturgjisë Hyjnore.
“Procesi i zgjedhjes do të ndjekë rregullat e Statutit të Kishës Ortodokse Autoqefale të Shqipërisë,” njofton Sinodi i Shenjtë.Më 30 janar, mijëra besimtarë ortodoksë, përfaqësues të kishave nga e gjithë bota dhe autoritete të larta shtetërore nga Shqipëria dhe Greqia, morën pjesë në Tiranë për t’i dhënë lamtumirën e fundit kryepeshkopit Anastas Janullatos, i cili ndëroi jetë më 25 janar 2025 në spitalin ‘Ungjëllizimi’ në Athinë, në moshën 95 vjeçare.Lidhja e Janullatos me Shqipërinë ka qenë e fortë që nga vitet 1990. Ai u emërua nga Patriarku Ekumenik Eksark në vitin 1991 dhe u bë kryepeshkop i Kishës Ortodokse Autoqefale të Shqipërisë më 2 gusht 1992, kur ishte 63 vjeç. Ai e udhëhoqi Kishën Ortodokse përmes periudhave të vështira, duke e ringritur dhe riorganizuar atë pas periudhës së ndalimit të fesë nga regjimi komunist. Ai kontribuoi në hapjen e mbi 400 famullive dhe themelimin e Akademisë Teologjike “Ngjallja e Krishtit” në Durrës, e cila u shndërrua në një qendër arsimore për klerikët.
Burimi

Ky lajmë ka
0 Komente