
“Sofra e Elbasanit”, tradita që bashkon zemrat dhe ruan kulturën e qytetit (FOTO)
Elbasani, qyteti simbol i mikpritjes dhe traditës, mirëpriti edhe këtë vit qindra vizitorë në “Sofrën e Elbasanit”, një nga momentet më të bukura dhe autentike të Ditës së Verës.
I zoti i shtëpisë, kryetari i Bashkisë Elbasan, Gledian Llatja, priti me bujari miqtë dhe personalitetet e ftuara nga e gjithë Shqipëria, duke i bërë pjesë të kësaj feste tradicionale që përcjell kulturën dhe vlerat e qytetit të lashtë.
“Sofra e Elbasanit ka qenë gjithmonë e hapur për miqtë. Ne jemi qyteti i kulturës, dijes dhe mikpritjes, dhe këtë traditë do ta ruajmë brez pas brezi,” u shpreh kryebashkiaku Llatja gjatë fjalës së tij përshëndetëse.Në këtë festë të bukur, ku u bashkuan drejtues politikë të qarkut të Elbasanit ndër vite, qytetarë dhe vizitorë nga qytete të ndryshme, u përcoll jo vetëm fryma festive, por edhe krenaria për rrënjët e thella kulturore që ky qytet ruan me fanatizëm.Nën aromën e gatimeve tradicionale, tingujt e këngëve qytetare dhe atmosferën festive, Elbasani edhe këtë vit tregoi se është zemra e kulturës shqiptare, ku tradita dhe moderniteti bashkohen në harmoni të plotë.
“Shije tradite, zemër bujarie” – është mesazhi që Elbasani përcjell çdo vit në Ditën e Verës, duke e kthyer “Sofrën e Elbasanit” në simbol të bashkimit dhe krenarisë qytetare.
Burimi