Siguria në shkolla, Hoxha: Të parandalohen në kohë ngjarjet

Siguria në shkolla, Hoxha: Të parandalohen në kohë ngjarjet

Ministri i Brendshëm, Ervin Hoxha kërkon që oficerët e sigurisë në shkolla të jenë më të vëmendshëm. Kjo për të reaguar në çdo situatë incidenti mes nxënësve, në mënyrë që ngjarje të rënda të parandalohen.
“Ajo që na duhet në vijim është konsolidimi i rezultateve, thellimi i bashkëpunimit nxënës, prindër, mësues, staf akademik dhe agjenci ligjzbatuese, ku programi do të luajë një rol mbështetës padyshim. Oficerët e Sigurisë janë aty, e duhet të jenë të vëmendshëm për çdo informacion apo incident, duke parandaluar në kohë ngjarje të pakëndshme”, tha Hoxha.

Këtë deklaratë, ministri e bëri teksa u nënshkrua marrëveshja për fazën e tretë të programit “Forcimi i Policimit në Komunitetit”, i cili mbështetet nga qeveria e Suedisë.
Burimi

Ky lajmë ka
0 Komente