Siguria e Europës, Metsola: Duhet ta marrim seriozisht

Siguria e Europës, Metsola: Duhet ta marrim seriozisht

Bota E Enjte, 20 Mars 2025 15:02
Kryetarja e Parlamentit Evropian, Roberta Metsola, thotë se nuk mund të lejojmë të mbytemi nga mungesa e ambicies politike. Duke folur para drejtuesve të 27 vendeve anëtare të BE-së, ajo shtoi se duhet marrë seriozisht siguria e Europës.
”E thënë thjesht: Evropa duhet të pozicionohet si një forcë me të cilën duhen bërë llogaritë. Kjo do të thotë të jesh gati. Do të thotë t’i vendosim paratë tona aty ku u takojnë. Do të thotë të marrim seriozisht sigurinë, gatishmërinë dhe konkurrencën tonë”, shtoi Metsola.

Lidhur me Kornizën Financiare Shumëvjeçare, Metsola theksoi se ”do të na japë një mundësi të artë për të përafruar portofolin tonë me prioritetet tona strategjike. Status quo-ja nuk është një opsion këtu, ne kemi nevojë për reforma të rëndësishme për ta bërë buxhetin tonë më të thjeshtë, më fleksibël dhe më të orientuar drejt rezultateve”.
Burimi