
”Shtëpi bari në Laknas”, në pranga një punonjës i OSHEE
👁1056
Policia e Shtetit ka zbuluar në Laknas të Tiranës një shtëpi bari në ambiente të mbyllura. Vëllezërit Shkëlqim dhe Fatmir Matraxhi kishin përshtatur banesën e tyre për këtë veprimtari kriminale.
Bashkë me ta u prangos edhe një punonjës i OSHEE-së. Ai dyshohet se ka favorizuar këtë veprimtari duke mos evidentuar lidhjen e paligjshme të energjisë elektrike.
Nën akuzë u mor edhe babai i të dyshuarve për moskallëzim. Policia shpërndau edhe pamjet e operacionit, ku mësyn në ‘shtëpinë e barit’ të pajisur me mjetet më të sofistikuara për kultivim, teksa gjeti edhe drogën e mbjellë dhe një sasi të paketuar dhe përpunuar.
Burimi