
Shqipëria vlen sa gjysma e Bellingham, ja diferenca mes Kombëtares sonë dhe Anglisë
Sporti E Martë, 18 Mars 2025 15:33
Anglia në letër është përfaqësuesja më e kushtueshme në botë. Vlera e “Tre Luanëve” në merkato përllogaritet në mbi 1,3 miliardë euro. Ndërkohë, sipas faqes së specializuar “transfermarket”, vlera e Shqipërisë është vetëm 100 milionë euro.
Lojtari më i kushtueshëm i anglezëve është Jude Bellingham. Ylli i Real Madrid kushton 180 milionë euro. Ashtu si mesfushori, më të vlefshëm se e gjithë kombëtarja kuqezi janë edhe lojtarë si Foden, Palmer, i cili është i dëmtuar dhe nuk do të luajë. Kapiteni i ekipit Harry Kane kushton 90 milionë euro.
Te Shqipëria futbollisti më i vlefshëm është Kristjan Asllani, me 18 milionë euro. Mesfushori i Interit ndiqet nga Broja me 15 milionë euro, Muçi 12, Gjimshiti 8 dhe Ismajli 6 milionë. Diferenca në letër është tejet e madhe, megjithatë futbolli nuk është vetëm shifra. Të premten do të shihet e vërteta për diferencën e vërtetë në fushën e lojës.
Burimi