Shpërthen Gjergj Luca: “Ejani, përballuni me mua në SPAK, mos u fshihni si skutha, ca në Londër e ca në Lundër!”

Shpërthen Gjergj Luca: “Ejani, përballuni me mua në SPAK, mos u fshihni si skutha, ca në Londër e ca në Lundër!”

Pas një videoje ku përcillej atmosfera e festimeve të Ditës së Verës në Fish City, sipërmarrësi Gjergj Luca ka dalë sërish në një komunikim publik, duke iu kundërpërgjigjur atyre që e akuzojnë dhe shpifin ndaj tij edhe në një ditë feste. Me një ton të drejtpërdrejtë dhe sfidues, ai shënjestron portalet që, sipas tij, nuk rrinë dot rehat as në ditë pushimi, duke u marrë me dezinformim dhe baltosje.
“Portale gjobaxhinj që nuk rrinë dot rehat as në ditë pushimi? Mua do më keni përballë sa herë gënjeni, sa herë shpifni! Përballë do më keni sa herë cenoni imazhin e bizneseve. Do bëhem avokati më i mirë i punës së ndershme! Ejani, përballuni me mua në SPAK, mos u fshihni si skutha, ca në Londër e ca në Lundër!”, shkruan Luca në postimin e tij në rrjetet sociale.

Ky reagim i Lucës, i cili nuk është as i pari dhe me gjasë as i fundit, dëshmon qasjen e tij të paepur ndaj akuzave dhe sulmeve. Gjergj Luca nuk është nga ata që zgjedhin të heshtin përballë baltës mediatike; përkundrazi, ai preferon të përballet ballëhapur, me të njëjtin temperament të vendosur që e karakterizon në çdo fushë ku vepron.
Në vend që të injorojë sulmet, ai u drejton një thirrje të hapur atyre që përgojojnë punën e tij dhe përpiqen të njollosin arritjet e tij: të ndjekin rrugën ligjore dhe të përballen në institucionet e drejtësisë. Ai është i gatshëm të mbrojë dinjitetin e tij dhe të bizneseve që ka ndërtuar, jo vetëm në media, por edhe në gjykatë, aty ku, sipas tij, zëri i së vërtetës kumbon më fort sesa në portale të mbushura me shpifje dhe insinuata.
Me këtë qëndrim sfidues dhe të palëkundur, Luca riafirmon edhe një herë se do të vijojë të mbrojë me vendosmëri punën e tij dhe të denoncojë çdo përpjekje për ta njollosur.AV
Burimi

Ky lajmë ka
0 Komente