
Sërish përplasje me policinë në Stamboll, protestë për kryebashkiakun e arrestuar
👁1970
Bota E Premte, 21 Mars 2025 21:16
Mijëra njerëz dolën edhe këtë të premte në mbrëmje në rrugë gjatë një marshimi protestues kundër arrestimit të kryebashkiakut Ekrem Imamoglu.
Policia përdorur spraj piper për të shtyrë një grup protestuesish që donin të niseshin drejt sheshit qendror Taksim, një vend simbolik për protestat në qytet, i cili është rrethuar plotësisht dhe ruhet nga forcat e rendit prej ditësh.
Mbi 300,000 njerëz morën pjesë në demonstratën jashtë bashkisë së Stambollit. Kryetari i bashkisë së qytetit Ekrem Imamoglu është në paraburgim me akuza për korrupsion dhe terrorizëm.
Burimi