
Rrënimi i miteve për serbizimin e Heroit Tonë Kombëtar, Gjergj Kastrioti – Skënderbeu
Dhe mu në kohën kur Papët e Romës i luteshin vetëm Zotit dhe mbajtën procesione madhështore, ndërsa për t’i mbrojtur të krishterët prej fuqisë turke i Gjithëmëshirshmi i shfaqi në arenën botërore dy njerëz – dy “mure mbrojtës të Evropës” prej të cilëve njëri e mbulonte perëndimin, ndërsa tjetri veriun e Gadishullit Ballkanik. Këta ishin dy fisnikë të famshëm; Gjergj Kastriot Skënderbeu dhe i njohuri prej këngëve popullore, János Hunyadi
Nuk e di se si është ndier ai prof. Mih. J. Gjorgjeviq, autori më i ri i skicës historike nën titullin “Gjergj Kastrioti – Skënderbeu” kur nuk ka pasur punë tjetër dhe ka filluar ta shkruajë atë skicën dhe vetëm se ka pallavruar së koti? Ai thotë: “Në këto ditë të rrëmbyeshme, në ditët plot tollovi e plaçkitjeje në Ballkan, nuk do të ishte keq që edhe ne serbët me pak kujdes ta shfletonim historinë e Gadishullit Ballkanik dhe në të t’i nënvizonim të gjitha ato vende në të cilat duket vula e frymës dhe e emrit serb. Do të shkoqis diçka idhnueshëm – shton profesori – tani do ta shkoqis një fletëz prej këtij libri të madh në të cilën është shkruar emri i serbit të njohur – Gjergj Kastriot Skënderbeut”. Ata pyesin dhe bërtasin – ndërsa unë i pikëlluar “ua rrënoj idealet e tyre të serbizmit” duke shkruar kështu!
Sipas meje, ka edhe shumë çështje të pandriçuara në historinë serbe? Do t’ua përmendi vetëm njërën prej çështjeve të pazgjidhura: Vasili, mitropoliti malazez, në “Historinë e Malit të Zi”, Vjetari M. S. Libri 68, faqja 15 – apo vepra e Marko Dragoviqit për të njëjtin mitropolit të botuar në Cetinë në vitin 1884, faqja 112, shkruan se Stefan Cërnojeviqi në vitin 1421 ka sunduar në Zetë dhe Mal të Zi, se ka qenë i martuar me të bijën e Gjergj Kastriot-Skënderbeut, Vojisavën (duket që Ruvarac vetëm e ka bërë transmetimin se çfarë është shkruar në librat e cituar, prandaj edhe është ngatërruar emri i së ëmës së Skënderbeut, Vojisavës dhe është vendosur e bija – S. L.) dhe bashkë me Skënderbeun ka luftuar kundër turqve për 24 vjet rresht dhe në 63 beteja ata i kanë mposhtur keq turqit “ashtu siç thotë historia për Skënderbeun”. E vërteta është se në historinë e shkurtër të Malit të Zi, Petër vlladika nuk thotë ashtu, por thotë kështu (shih te “Gërlica” për vitin 1835, faqja 57 – 58) se Stefan Cërnojeviqi“ ka qenë në kohën e të madhit dhe të famshmit Gjergj Kastrioti…të cilit i dërgoi ndihmë në luftë kundër turqve nën përkujdesjen e të birit Bozhidarit, të cilin besëpreri Lekë Dukagjini në njëfarë vendi i ngriti pusi dhe e vrau…”
“Në 63-64 beteja kryesore e ka shkatërruar turkun”
Edhe Petri i Madh në një kartë të tij të 3 marsit 1711 e përmend Gjergj Kastriot Skënderbeun dhe se si “ai në 63-64 beteja kryesore e ka shkatërruar armikun (turkun)”. Por, Petri i Madh nuk e përmend fare Stefan Cërnojeviqin… Ndërsa D. Milakoviqi e ka marrë parasysh edhe atë që e ka shkruar Petër vlladika, dhe atë që Vasilije e ka thënë dhe në veprën e tij, “Historia e Malit të Zi” në faqen 72 shkruan se, Stefan Cërnojeviqi në luftë ka qenë aleat i Skënderbeut (“Gërlica” për vitin 1835, faqja 57.) ndërsa sipas fjalëve të vlladikës Vasilije “ata luftuan bashkë kundër turqve për 24 vjet rresht deri në vdekjen e Skënderbeut”. Por edhe A. Majkovi e di se Stefan Cërnojeviqi “në bashkëpunim me Gjergj Kastriotin-Skënderbeun të bijën e të cilit e pati grua, u bë i lavdishëm duke e mbrojtur pavarësinë e vendit të tij prej turqve”. (shih te përkthimi i Dançiçit të Historisë së Majkovit botimi i dytë, faqja 99.)
Malazezët të mos e përmendin fare luftën e Skënderbeut me turqit
Nikolla Vuliqi e ka shkruar librin historik “Gjergj Kastriot Skënderbeu” Beograd 1892, (ribotuar në vitin 1923 – S. L.) ndërsa profesori Mih. J. Gjorgjeviq e ka afruar në Vjetarin e Nikolla Çupiqit XXV një skicë historike për Skënderbeun. Librin e Vuliqit dhe skicën e Gjorgjeviqit i kam shfletuar dhe tani nuk mund të them se ata e kanë përmendur luftën e përbashkët të Skënderbeut me Stefan Cërnojeviqin kundër turqve përgjatë 24 vjetëve dhe se duke luftuar bashkë ata i kanë fituar 63 beteja, ashtu siç rrëfejnë dhe e dinë vlladikat malazezë. Prandaj, a thua nuk duhet të ndriçohet dhe dëshmohet pjesëmarrja e malazezëve dhe zetasve nën udhëheqjen e Stefan Cërnojeviqit dhe të birit të tij Bozhidarit në luftërat e Skënderbeut kundër turqve dhe prej të gjithë kësaj të nxirret një konkluzion se prej të gjithë asaj fame e nami, që Skënderbeu e ka arritur duke luftuar me turqit, nëse jo gjysma atëherë një pjesë e asaj i takon Stefan Cërnojeviqit dhe zetasve e malazezëve ose nëse kjo nuk mund të dëshmohet me asgjë, atëherë është më mirë dhe më mençuri të thuhej që malazezët mos ta përmendin fare luftën e Skënderbeut me turqit.
“Gjaku i hollë sllav në damarët e Skënderbeut”
Në fund të librit të tij Nikolla Vuliq ishte turrur dhe thotë: “I vogël është populli serb, por deri tani ai ka lindur shumë heronj, shumë njerëz të mëdhenj. Nëse e shfletojmë historinë botërore, mund të themi se ne mundemi që secilit hero të kombit tjetër t’ia gjejmë kundërshtarin në radhët tona. Mirëpo, njërin prej vendeve të para e zë heroi i temës sonë Gjergj Kastriot-Skënderbeu….Dhe si mos të krenohet historia serbe me këtë personalitet? (faqja 298).
Ndërsa nuk e di se si është ndier ai prof. Mih. J. Gjorgjeviq, autori më i ri i skicës historike nën titullin “Gjergj Kastrioti – Skënderbeu” kur nuk ka pasur punë tjetër dhe ka filluar ta shkruajë atë skicën dhe vetëm se ka pallavruar së koti? Ai thotë: “Në këto ditë të rrëmbyeshme, në ditët plot tollovi e plaçkitjeje në Ballkan, nuk do të ishte keq që edhe ne serbët me pak kujdes ta shfletonim historinë e Gadishullit Ballkanik dhe në të t’i nënvizonim të gjitha ato vende në të cilat duket vula e frymës dhe e emrit serb. Do të shkoqis diçka idhnueshëm – shton profesori – tani do ta shkoqis një fletëz prej këtij libri të madh në të cilën është shkruar emri i serbit të njohur – Gjergj Kastriot Skënderbeut. Dhe ajo fletëz është njëra prej më të famshmeve jo vetëm në atë libër por edhe në librin e mbarë botës (faqja 117). Dhe menjëherë në faqen tjetër të asaj skice i ngazëllyer, zotëri profesor bërtet: “Dhe mu në kohën kur Papët e Romës i luteshin vetëm Zotit dhe mbajtën procesione madhështore, ndërsa për t’i mbrojtur të krishterët prej fuqisë turke i Gjithëmëshirshmi i shfaqi në arenën botërore dy njerëz – dy “mure mbrojtës të Evropës”, prej të cilëve njëri e mbulonte perëndimin, ndërsa tjetri veriun e Gadishullit Ballkanik. Këta ishin dy fisnikë të famshëm; Gjergj Kastriot Skënderbeu dhe i njohuri prej këngëve popullore János Hunyadi. Për të parin me besueshmëri dihet se në damarët e tij ka rrjedhur gjak serb, ndërsa është interesante dhe gojëdhëna popullore që të njëjtën gjë e thotë edhe për tjetrin”. Por poshtë nën vërejtjet profesori thotë “në të vërtetë Hunyadi ka qenë i lindur si rumun, ndërsa për nga edukimi ishte hungarez”. Dhe nëse János Hunyadi në të vërtetë do të ishte rumun, ndërsa sipas edukimit hungarez, a thua do të gaboja kur për Skënderbeun do të thosha se për nga lindja ishte shqiptar; i biri i shqiptarit Gjon Kastrioti dhe për nga edukimi nuk ka qenë “plotësisht” serb, por diçka tjetër! Edhe pse në damarët e Skënderbeu ka pasur edhe pak gjak serb, ai ishte vetëm një gjak i hollë, dhe në bazë të tij nuk mund të vendoset se çfarë fisi dhe populli i përkiste ai?
Rrëfimtari anonim është i bindur se János Hunyadi me origjinë ishte serb, prandaj i thërret “historianët modernë” që vetëm ta ndriçojnë këtë në mënyrë kritike dhe të dëshmojnë kështu që më pastaj serbët mund të krenohen me të! Prof. Mih. J. Gjorgjeviq thotë se sot me sigurinë më të madhe dihet se në damarët e Gjergj Kastriot Skënderbeut pa kurrfarë dyshimi ka rrjedhur gjak serb, ndërsa Nikolla Vuliq e përfundon paksa i pezmatuar me pyetjen; A thua të mos krenohet historia me Gjergj Kastriotin? Kështu ata pyesin dhe bërtasin – ndërsa unë i pikëlluar “ua rrënoj idealet e tyre të serbizmit” duke shkruar kështu!
Ilarion (i lindur si Jovan) Ruvarac (1832 – 1905) ishte historian, prift, arqimandrit në Manastirin e Gërtegut në Frushka Gorë (Vojvodinë). Ilarion Ruvarac njihet si themelues i historiografisë kritike serbe. Shkollimin e filloi në Karllovc të Sremit, më pastaj e vazhdoi në Vjenë. Në vitet 1852 dhe 1856, Ruvarac i studioi shkencat juridike në kryeqendrën austriake, duke u marrë njëkohësisht edhe me histori. Më saktësisht, Ruvarac u fokusua në studimin e burimeve historike dhe studimin krahasues të traditave popullore. Më 1872, u punësua profesor në Seminarin Teologjik të Karllovacit. Në qasjen e tij kritike ndaj historisë serbe, ndikim të madh mbi të patën historianët gjermanë profesorët universitarë si Jaeger, Schlosser dhe Gervinus. Shkrimet e tij në fakt janë polemika me përfaqësuesit e lëvizjes romantike serbe. Zaten, kjo qasje e Ilarion Ruvarcit i ka kushtuar atëherë, por edhe sot e kësaj dite, sepse vepra e tij e plotë akoma nuk është botuar! Ilarion Ruvarac vdiq si murg, në vitin 1905 në njërën prej qelive të Manastirit të Gërtegut ku edhe u varros. Ky tekst që do të botohet në dy vazhdime në Shtojcën për kulturë të “KOHËS Ditore” është botuar në revistën “Kollo” të Kroacisë në vitin 1901. Edhe pse tema e trajtesës apo polemikës së Ruvarcit ishte kundërreagimi i tij rreth prejardhjes serbe të János Hunyadi (1407 – 1465) megjithatë ai ka shkruar edhe kundër historianëve serbë që po ashtu, përpiqeshin që edhe origjinën e Gjergj Kastriot Skënderbeut ta nxirrnin serbe. Në anën tjetër, në polemikën e tij, Ilarion Ruvarac, ka dhënë shembuj të mirë të metodologjisë së citimit të drejtë dhe të saktë të burimeve historike, të leximit të drejtë të kartave kishtare dhe falsifikimit të tyre, më pastaj të leximit të shtrembër të burimeve mesjetare e të tjera. I mllefosur me disa autorë serbë që në fund të shekullit XIX në botimet e tyre propagandonin se Skënderbeu ishte i gjakut serb, Ruvarac ka shkruar se ndihet i lumtur që është vendosur në rolin e rrënuesit të “idealeve të serbizmit” të tyre. Titulli dhe nëntitujt janë të përkthyesit.
Koha.net
Burimi