Rama: Shteti i së drejtës është thelbësor për brezin e ardhshëm

Rama: Shteti i së drejtës është thelbësor për brezin e ardhshëm

Kryeministri Edi Rama thotë se shteti i së drejtës, është luftë thelbësore e shoqërisë për brezin e ardhshëm. ”Mundësia për t’u lidhur me kaq shumë njerëz që janë kaq të përkushtuar ndaj shtetit të së drejtës dhe të lidhesh me ekipin e gjyqtarëve që do të vijnë në Shqipëri të niveleve më të larta nga kaq shumë gjykata supreme akademikësh, do të thotë që do të kemi shansin që të bëjmë kaq shumë miq të mirë me njohuri kaq të mëdha për një luftë thelbësore të shoqërisë sonë për brezin e ardhshëm dhe nuk e paguan dot, edhe po të kesh rezervat më të mëdha të naftës”.
Këto komente Rama i bëri gjatë konferencës për shtyp të zhvilluar në Madrid, pak para nënshkrimit të marrëveshjes për organizimin e “World Law Congress Albania 2027”, Kongresit Botëror të Ligjit në vitin 2027, që do të mbahet në Tiranë e do të sjellë rreth tre mijë juristë nga gjykatat supreme dhe sistemet gjyqësore të shumë vendeve të botës.

Po ashtu Rama konfirmoi faktin se nuk do të jetë pjesë e Kongresit të Drejtësisë në Republikën Domenikane, për shkak se punimet e këtij kongresi janë vetëm pak ditë përpara zgjedhjeve të 11 majit 2025. ”Kështu që nuk mund të marrë pjesë personalisht, fizikisht. Ndoshta përmes teknologjisë mund të marr pjesë, por do të jetë rasti për të dërguar dikë shumë më të mirë se unë, si ministren e Shtetit për administratën dhe Antikorrupsionin, që udhëheq edhe negociatat tona kur vjen fjala për gjithçka që lidhet me shtetin e së drejtës, me Bashkimin Evropian”.
Burimi

Ky lajmë ka
0 Komente