
Rama: Në Berat e dua 5 me 1. Rëndësi vota për PS, jo kandidati
👁436
Nga Berati, teksa prezantonte kandidatët për deputetë të qarkut që nxjerr 7 ligjvënës për Kuvendin e Shqipërisë, kryesocialisti Edi Rama u kujdes t’i tregonte një kufi të tijve.
Pesë deputetë është objektivi që duhet të arrihet. Rama tha se ai e pëlqen shumë numrin 5, duke thënë se rivalëve duhet t’ia bëjnë “tamam 5 me 1”.
“Ne kemi këtu faktikisht 6-7 mundësi në listë për 6 vende dhe është absolutisht e pakuptimtë të thuhet jo po ky. Për më tepër ne kemi respektuar të gjitha bashkitë, moshat e gjinitë, e nevojat që ka bashkësia për tu përfaqësuar. Dua t’ju them kryetarëve të bashkive, se duhet të jenë në dispozicion të PS-së. Duhet të jenë në dispozicion të numrit 5 dhe pesa më pëlqeu shumë sepse është tamam 5 me 1”, tha Rama.
Burimi