
Rama ndan historinë e sipërmarrëses nga Voskopoja: Ëndërr e kthyer në realitet falë vendimit për t’u kthyer në vendlindje
Kryeministri Edi Rama ka ndarë historinë e Anitës. Kjo duke vënë theksin se me biznesin e saj mban gjallë jo vetëm ekonominë familjare dhe të shumë grave të zonës, por edhe traditën e bukur shqiptare të punimeve me dorë. Anita tregon peripecitë që ka kaluar kur emigroi në Greqi, dhe më pas vendimin për t’u kthyer në Shqipëri. Në fillim ajo thotë se hapi një dyqan rrobash në Durrës, por më pas, vendosi që të bënte diçka për Voskopojën.
Postimi i plotë
Kultura dhe artizanati në familjet voskopojare vijon të trashëgohet brez pas brezi.
Anita Zguri, me origjinë vllahe është kthyer nga Greqia ku ka jetuar prej 15 vitesh dhe sot ka investuar në një biznes me punime artizanale, në të cilin janë të angazhuar shumë gra dhe vajza që punojnë qilimat, tezgjahun, veshjet e endura me grep e shtiza.
Kjo ishte dëshira e Anitës që prej fëmijërisë dhe sot është një ëndërr e kthyer në realitet. Kjo vetëm falë vendimit të saj për t’u kthyer në vendlindje.
Falë biznesit që ngriti mban gjallë jo vetëm ekonominë familjare dhe të sahumë grave të zonës, por dhe traditën e bukur shqiptare të punimeve me dorë.
Burimi