
Rama ndan FotoALBUMI-n e Maratonës “Parti e Re për Shqipërinë në BE”
Në një transmetim maratonë prej 10 orësh, kryeministri Edi Rama prezantoi dje në podkastin “Flasim”, prurjet e reja të skuadrës garuese të Partisë Socialiste për zgjedhjet parlamentare që do të zhvillohen më 11 maj.
Kreu i qeverisë ndau sot në rrjetet sociale fotoalbumin nga episodet ekskluzive “Parti e re për Shqipërinë në BE”, ku u prezantuan 80 kandidatë të PS-së.
Rama e nisi podkastin me një monolog ku shpalosi synimin e Partisë Socialiste për marrjen e mandatit të katërt për të bërë të mundur integrimin e Shqipërisë në Bashkimin Europian.
“Për t’ju dhënë pasaportën e BE-së na duhet jo thjesht një mandat i katërt, por më i fortë se të tre mandatet e deri sotme. Prandaj kush e do pasaportën e BE-së ka vetëm një mundësi dhe vetëm një rrugë, të bashkohet dhe me votën e bashkuar t’ua japë këtë mundësi që të pajisim çdo shqiptar dhe çdo shqiptare me pasaportën e BE-së brenda kësaj dekade”, tha Rama.
Burimi