
Rama falënderon Prodën: Policia rreshtohet krah trupave europiane
👁6673
Gjatë konferencës “Nga angazhimi në rezultate: Progresi në parandalimin e korrupsionit”, kryeministri Edi Rama falenderoi drejtorin e Përgjithshëm të Policisë së Shtetit Ilir Proda.
Ai vlerësoi angazhimin dhe përkushtimin në punë dhe për përmbushjen e rekomandimeve të Greco, por dhe për bashkëpunimin profesional me partnerët ndërkombëtarë.
“Dua të falenderoj Drejtorin e Përgjithshëm të Policisë së Shtetit që e shoh të rreshtuar me krenari krah për krah me gjithë trupën diplomatike edhe përfaqësuesit e tjerë të trupit diplomatik. Kemi sot një Polici Shteti që jo vetëm rastësisht por edhe simbolikisht mund të rreshtohet krah për krah me të gjitha turpat Policore të Vendeve Europiane”.
Burimi