Qeveria mbyll TikTok-un, Berisha: Platforma më komode për fëmijët

Qeveria mbyll TikTok-un, Berisha: Platforma më komode për fëmijët

Qeveria ka vendosur mbylljen e TikTok me qëllim mbrojtjen e fëmijëve dhe të rinjve. Sali Berisha thotë se platforma TikTok është më komodja për të rinjtë. Por që ky rrjet njihet për rreziqet që sjell për të rinjtë, ku nuk përjashtohen edhe përmbajtje bullizuese apo dhune.
“Edi Rama nuk duron kritikat e tij që i bëjnë në Tiktok dhe merr të njëjtin akt dhe shumë më të rëndë sepse dënon. Bllokon një platformë që sot, sidomos për të rinjtë por për të gjithë, është nga më komodet për komunikim. Nga ana tjetër, TikTok përbën edhe mjet biznesi. Pra është ky së fundmi, ku e bazon Edi Rama vendimin e tij”, tha Berisha.

90% e prindrëve që luftojnë për edukimin e fëmijëve kanë qenë pro mbylljes së platformës, Berisha thotë se kjo është censurë. Për të Rama po kërkon të kontrollojë të rinjtë se çfarë duhet të shohin dhe çfarë jo.
Burimi

Ky lajmë ka
0 Komente