
Protesta pro kryetarit të arrestuar, Erdogan: Opozita hipokrite
Bota E Enjte, 20 Mars 2025 19:55
“Përpjekjet e opozitës për të portretizuar konfliktet e saj të brendshme apo problemet e saj me ligjin si çështjen më të rëndësishme të vendit janë kulmi i hipokrizisë”. Kështu ka deklaruar presidenti turk Rexhep Tajip Erdogan, një ditë pas arrestimit të kryetarit të bashkisë së Stambollit Ekrem Imamoglu.
Një valë protestash masive shpërtheu në Turqi, veçanërisht në Ankara pas arrestimit të kryebashkiakut të Stambollit. Qytetarë të shumë manifestuan për disa orë kundër vendimit, duke e konsideruar një sulm politik ndaj opozitës.
Shumë prej tyre brohoritën thirrje anti-qeveritare, me policinë që përdori mënyra të ndryshme për të shpërndarë protestuesit. Kjo bëri që mes tyre të zhvillohej dhe një përleshje fizike, gjë që solli ndalimin e disa manifestuesve.
Burimi