
Programi i vetëpunësimit, Gonxhja thirrje rinisë: Kthe zanatin në sipërmarrje të suksesshme
Të rinjtë po përfitojnë nga programi i vetëpunësimit, i krijuar t’u vijë në ndihmë të papunëve që kanë një ide biznesi. Ky program ofron trajnime për sipërmarrjen dhe zhvillimin e planeve të biznesit, së bashku me grante për aplikantët e suksesshëm. Ministri për Ekonominë, Kulturën dhe Inovacionin, Blendi Gonxhja ndau historinë e një të riu, i cili ktheu zanatin në sipërmarrje të suksesshme, falë mbështetjes së programit.
“Hamdi Peqini, saldator me eksperiencë, ka krijuar biznesin e tij falë programit të vetëpunësimit. Pas shumë vitesh pune në terren, ai mori iniciativën ta kthejë zanatin në një sipërmarrje të suksesshme. Me mbështetjen e Zyrës së Punës, ndoqi trajnimet, mentorimin dhe krijoi planin e tij të biznesit. Sot, ai menaxhon me dinjitet biznesin e vet”, tha ministri.
Aplikuesit kanë mundësinë të përfitojnë grantin e ngritjes së biznesit, që arrin deri në shumën e 500,000 lekëve. Po ashtu trajnim afatshkurtër dhe mentorim për të ndihmuar në krijimin e një plani të suksesshëm biznesi.
Burimi