
Premier League/ Arsenali fiton derbin ndaj Chelsea-t, Tottenham mund Fulham
👁638
Sporti E Diel, 16 Mars 2025 16:37
Arsenali mori një fitore minimale 1-0 ndaj Chelsea, në derbin e Londrës. Një gol i shënuar nga Merino në minutën e 20-të, vendosi super duelin e kësaj fundjave
Skuadra e Artetës rikthehet te fitorja pas tre ndeshjeve dhe mban vendin e dytë me 58 pikë të grumbulluara. Në krahun tjetër, Chelsea renditet në vendin e katërt me 49 pikë.
Tottenham u mposht 2-0 nga Fulham në transfertë. Tjetër zhgënjim për “Spurs” që konfirmojnë problemet e mëdha këtë sezon. Tottenham mban vendin e 13-të me 34 pikë, ndërsa Fulham mban vendin e tetë 45 pikë.
Burimi