Policia, operacion në Gjirokastër: Vjedhje dhe shpërdorim i energjisë elektrike nga punonjësit e OSSHE

Policia, operacion në Gjirokastër: Vjedhje dhe shpërdorim i energjisë elektrike nga punonjësit e OSSHE

Njoftimi i Policisë: 
Si rezultat i një hetimi disamujor, me metoda proaktive, të kryer në bashkëpunim me Prokurorinë e Gjirokastrës, mbi kallëzimin e bërë nga Drejtoria e Përgjithshme Antikorrupsion e Ministrisë së Drejtësisë, finalizohet operacioni policor i koduar “Kilovati”.Ekzekutohen masa sigurie, të caktuara nga Gjykata e Gjirokastrës, për 16 shtetas:“Arrest në burg”, për 4 shtetas dhe “Arrest në shtëpi”, për 6 shtetas, punonjës dhe ish-punonjës të OShEE, Gjirokastër, të cilët në bashkëpunim me njëri-tjetrin, shpërdoronin bazën materiale të drejtorisë, si dhe siguronin dhe instalonin matës të energjisë elektrike, pa i regjistruar;“Detyrimi për t’u paraqitur në Policinë Gjyqësore” dhe “Ndalimi për të dalë jashtë shtetit”, për 6 qytetarë, të cilët vidhnin energji elektrike, nëpërmjet këtyre matësve.Shpallet në kërkim 1 ish-punonjës, me masë sigurie “Arrest në shtëpi”, për të njëjtën veprimtari kriminale.Sekuestrohen në banesën e njërit prej të arrestuarve: 22 matës të energjisë elektrike, si dhe 13 kuti plastike dhe 9 vula për vendosjen dhe vulosjen e tyre. Gjithashtu, janë sekuestruar sende të tjera që i shërbenin kësaj veprimtarie kriminale dhe dokumente të ndryshme në funksion të hetimit.Gjatë operacionit “Kilovati”, Seksioni për Hetimin e Krimeve Ekonomiko-Financiare, në bashkëpunim me Seksionin Operacional dhe me Seksionin e Forcës së Posaçme “Shqiponja”, ekzekutoi masën e sigurisë:•“Arrest në burg”, për shtetasit:-S. K., 30 vjeç, banues në Libohovë, me detyrë përgjegjës grupi;-R. Gj., 60 vjeç, banues në Gjirokastër, me detyrë përgjegjës grupi;-R. B., 51 vjeç, banues në Gjirokastër, me detyrë elektricist;-I. B., 32 vjeç, banues në fshatin Lazarat, ish-punonjës.•”Arrest në shtëpi”, për shtetasit:-Xh. B., 62 vjeç, banues në fashtin Mashkullor, me detyrë elektricist;-E. Xh., 39 vjeç, banues në Gjirokastër, me detyrë faturist;-R. S., 68 vjeç, banues në Gjirokastër, ish-punonjës;-S. R., 42 vjeç, banues në Gjirokastër, ish-punonjës;-S. B., 58 vjeç, banues në Gjirokastër, me detyrë elektricist;-T. B., 37 vjeç, banues në Konispol, me detyrë elektricist.•Detyrimi për t’u paraqitur në Policinë Gjyqësore” dhe “Ndalimi për të dalë jashtë shtetit”, për 6 qytetarë të akuzuar për vjedhje të energjisë elektrike.Nga hetimet dyshohet se punonjësit dhe ish-punonjësit e OShEE, Gjirokastër, kanë shpërdoruar bazën materiale në magazinën e drejtorisë, për të siguruar dhe instaluar matës të energjisë elektrike, pa kontratë me OShEE-në, me qëllim marrjen e përfitimeve të kundërligjshme, nga abonentë familjarë dhe subjekte, të cilët nëpërmjet këtyre matësve, vidhnin energji elektrike.Në banesën e 32-vjeçarit të arrestuar, u gjetën sendet e sekuestruara me cilësinë e provës materiale dhe u konstatua lidhje e paligjshme e energjisë elektrike.Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Gjirokastrës, për veprime të mëtejshme, për veprat penale “Shpërdorimi i detyrës”, kryer në bashkëpunim dhe “Vjedhja e energjisë elektrike ose e impulseve telefonike”.
Burimi

Ky lajmë ka
0 Komente