Pas VOA-s, shkurtimet e financimit të medias nga Trump godasin edhe Radio Evropa e Lirë

Pas VOA-s, shkurtimet e financimit të medias nga Trump godasin edhe Radio Evropa e Lirë

Transmetuesi i Radios Evropa e Lirë/Radio Liberty (RFE/RL) po përballet me mbyllje për shkak të shkurtimeve të buxhetit nga presidenti amerikan Donald Trump, tha stacioni me bazë në Pragë.
Agjencia Amerikane për Media Globale (USAGM), kompania mëmë e Radios Evropa e Lirë, ka njoftuar transmetuesin se marrëveshja që siguron financimin e operacioneve globale të Radios Evropa e Lirë, është ndërprerë.

Trump urdhëroi shkurtime masive të USAGM, e cila mbikëqyr të gjitha programet e huaja transmetuese të financuara nga shteti në Shtetet e Bashkuara që nuk drejtohen nga ushtria dhe tashmë kishte shkurtuar fondet për transmetuesin e huaj amerikan ”Zëri i Amerikës”.
Shefi ekzekutiv i Radios Evropa e Lirë, Stephen Capus e kritikoi vendimin, duke thënë se do të ishte “një dhuratë masive për armiqtë e Amerikës”.
Ai shtoi se ajatollahët iranianë, udhëheqësit komunistë kinezë dhe autokratët në Moskë dhe Minsk do të festojnë fundin e Radios Evropa e Lirë pas 75 vjetësh.
Capus theksoi mbështetjen dypartiake për transmetuesin si nga republikanët ashtu edhe nga demokratët e SHBA.
Ministri i Jashtëm çek, Jan Lipavsky shprehu gjithashtu opinionin e tij, duke deklaruar dje në mbrëmje se Radio Evropa e Lirë dhe ”Zëri i Amerikës” janë ndër të paktat burime falas të informacionit për njerëzit që jetojnë nën shtypje nga Bjellorusia në Iran dhe nga Rusia në Afganistan.
Radio Evropa e Lirë, e themeluar në vitin 1949 në kulmin e Luftës së Ftohtë, prodhon programin radiofonik në gjuhën ruse Radio Svoboda (Radio Liberty) dhe kanalin televiziv të lajmeve ”Current Time”.
Në vitin 1981, selia e saj në Mynih u bombardua dhe Radio Evropa e Lirë u zhvendos në Pragë në 1995 me ftesë të presidentit të atëhershëm çek, Vaclav Havel./ a.jor. ATSH
Burimi

Ky lajmë ka
0 Komente