Partizani triumfon me përmbysje në miqësoren ndaj Shkëndijës

Partizani triumfon me përmbysje në miqësoren ndaj Shkëndijës

Partizani vazhdon përgatitjet për duelin e Conference League përballë Marsaxlokk, skuadrës malteze. Nënkampionët e Shqipërisë luajtën sot në Pogradec takimin e fundit miqësore. Kundër Shkëndijes së Tetovës, ndeshje që e fituan 2-1.
Endrit Krasniqi kaloi në avantazh kuqezinjtë shqiptarë që u shpallën nënkampionë të Maqedonisë së Veriut. Arinaldo Rrapaj barazoi shifrat pas gjysmë ore lojë, ndërkohë që Albers Keko realizoi golin e fitores për ekipin e Orges Shehit 16 minuta përpara fundit.
Skuadra e kuqe mbylli minifazën në Pogradec duke u rikthyer në kryeqytet për të vijuar përgatitjet në prag të ballafaqimit ndaj maltezëve të Marsaxlokk.
Dueli i parë do të luhet në Shqipëri në datën 11 korrik, teksa një javë më vonë do të zhvillohet përballja e kthimit në ishull.
Burimi