Panairi “Work & Study” në Elbasan, mundësi studimi dhe punësimi për të rinjtë

Panairi “Work & Study” në Elbasan, mundësi studimi dhe punësimi për të rinjtë

Aktualitet E Premte, 21 Mars 2025 13:08

Në ambientet e Pallatit të Sportit “Tomorr Sinani” në Elbasan u zhvillua sot panairi tradicional “Work & Study”, një mundësi e rëndësishme për maturantët dhe të rinjtë që kërkojnë alternativa për të ardhmen e tyre.Mbi 30 universitete prezantuan programet e tyre akademike dhe bursat që ofrojnë, ndërsa biznese të ndryshme vendase dhe kombëtare paraqitën mundësi konkrete punësimi. Ky event u krijoi të rinjve hapësirën e nevojshme për të marrë informacion të detajuar dhe për të ndërtuar ura komunikimi me përfaqësuesit e institucioneve arsimore dhe të sektorit privat.Panairi “Work & Study” është tashmë një traditë e konsoliduar në Elbasan, duke shërbyer si një pikë takimi mes arsimit dhe tregut të punës. Përfaqësues të universiteteve dhe bizneseve theksuan rëndësinë e bashkëpunimit për të ndihmuar të rinjtë të bëjnë zgjedhje të informuara dhe të sigurojnë një të ardhme profesionale të qëndrueshme.
Burimi