
Panairi i punës vjen në Fier më 21 mars
👁855
Zëvendëskryeministrja Belinda Balluku ka njoftuar se më 21 mars do të zhvillohet panairi i punës në sheshin qendror të Fierit. Balluku bën me dije se aktiviteti zhvillohet nga ora 10:00 e paradites deri në 17:00 të pasdites.
“Mundësia juaj për të takuar punëdhënësit më të mëdhenj të rajonit, për të zbuluar vende të reja pune dhe për të ndërtuar karrierën tuaj!Merrni informacion mbi mundësitë e punësimit.Takohuni me kompanitë më të njohura.Aplikoni direkt për punën që dëshironi.Mos e humbisni! Na bashkohuni dhe hapni rrugën drejt suksesit!”, shkruan Balluku.
Burimi