Olsi Komici, kandidati i Partisë Socialiste për qarkun e Elbasanit

Olsi Komici, kandidati i Partisë Socialiste për qarkun e Elbasanit

Olsi Komici është kandidat i Partisë Socialiste për Qarkun e Elbasanit. I diplomuar për jurist në vitin 1998, Komici ka pasur një karrierë të shkëlqyer në administratën publike duke mbajtur poste të ndryshme drejtuese. Kudo ku ka qenë ai ka përmbushur me ndershmëri e profesionalizëm detyrat e ngarkuara. Por Olsi Komici shquhet për njohjen dhe mbështetjen e gjërë që ka në komunitet, veçanërisht në bashkinë e Librazhdit ku edhe është origjina e tij. Gjithashtu edhe Kryetari i Bashkisë së Librazhdit, Mariglen Disha, njihet si një nga mbështetësit e tij. Për këto arsye ai duket se gjeti bësimin e Kryesisë së PS dhe Kryetarit Edi Rama, për tu përfshirë në listën e kandidatëve për deputetë në qarkun e Elbasanit.
Kush është Olsi Komici?

Olsi Komici u diplomua “Jurist” në vitin 1998, në Fakultetin e Drejtësisë, Universiteti i Tiranës. Me një eksperiencë të konsiderueshme dhe njohës shumë i mirë i legjislacionit dhe problematikës në fushën e pasurive të paluajtshme, pjesë e sistemit të regjistrimit të pasurive të paluajtshme në periudhën 1999 – 2005 dhe atij të kthimit dhe kompensimit të pronës ish-pronarëve në periudhën 2005 – 2006. I trajnuar nga USAID në Skoci në vitin 2003 në lidhje me procesin e vetfinancimit të sistemit të regjistrimit të pasurive të paluajtshme.
Në periudhën 2007 – 2013, i punësuar në Agjencinë e Trajtimit të Kredive në Ministrinë e Financave, përgjegjës për të gjithë veprimtarinë ligjore të këtij institucioni në lidhje me kreditë e këqija.
Në periudhën 2014 – 2015, ekspert ligjor, anëtar i grupit Task Forcë të ngritur nga Kryeministri “Për verifikimin e ligjshmërisë dhe mënyrën e tjetërsimit të pronës së paluajtshme shtetërore në zonën Vlorë – Sarandë”.
Në periudhën maj – qershor 2017, ka ushtruar detyrën e zv/drejtorit të përgjithshëm të ALUIZNI-t.
Për periudhën qershor 2017 – dhjetor 2024, mandatuar nga Kuvendi i Republikës së Shqipërisë, për ushtrimin e detyrës së Komisionerit në Komisionin e Pavarur të Kualifikimit.
Prej muajit Janar 2025 – aktualisht, ka ushtruar detyrën e drejtorit të përgjithshëm në Autoritetin Kombëtar të Ushqimit.
Ka ushtruar edhe profesionin e avokatit në periudha të ndryshme kohore.
Përgjatë gjithë karrierës profesionale, ka ushtruar detyrat e tij funksionale deri në nivel drejtuesi
Njohës shumë i mirë i gjuhës angleze dhe asaj italiane.
Burimi

Ky lajmë ka
0 Komente